Alternativa për Ndryshim deklaratë ndaj RTV "Presheva"
Lokale

Alternativa për Ndryshim deklaratë ndaj RTV "Presheva"

23.Nov.2017 11:36
0
Alternativa për Ndryshim ka lëshuar një deklaratë lidhur me shkrimin e RTV "Presheva" për vendimin e fundit të ndëmarra nga organi i përkohshëm lidhur me ndarjen e mjeteve për dy media lokale.

Kjo është deklrata e plotë e Alternativës për Ndryshim: 

Redaksia e RTV “Presheva” me rastin e Ditës ndërkombëtare të televizionit, ditën e martë më 21 nëntor 2017 ka dalur me deklaratë se e njejta nuk ka qenë në gjendje të shenojë këtë ditë për shkak të “diskriminimit financiar” nga ana e pushtetit lokal.

Është paradoksale të dëgjosh një deklaratë të tillë nga një grup militantësh të subjekteve të stërvjetëruar politike të instaluar historikisht në redaksinë e RTV Presheva, duke u bazuar në faktin që nga Buxhetit Komunal nga 01.01.2017 deri me datë 10.10.2017, RTV “Presheva”-s iu kanë transferuar mjete financiare në vlerë prej 6.300.000 dinarë ( 52`500 Euro) si dhe deri më date 31.12.2017 RTV “Presheva” në bazë të Kontratës të nënshkruar nga ish kryetarja Ardita Sinani (PVD) ky medium do të përfitojë edhe 1.000.000 dinarë shtesë (8350 Euro). Rrjedhimisht RTV Presheva në këtë vitë kalendarik është finansuar nga buxheti i Komunës së Preshevës me shumë prej 60`830 Euro.

Është tragji-komike të deklarohet nga ana e militantëve të partive të vjetra se RTV “Presheva” do të mbyllet nga ana e Shqiprim Arifit, ku për pasojë po diskriminohen 20 familje të të punësuarve në këtë medium, duke u nisë nga fakti që në kohën kur është marrë Aktvendimi nga Gjykata Administrative, Njësisë në Nish, nr. II-3 U.5002/16 të datës 15.06.2017, as ish kryetarja e Komunës së Preshevës nuk ka arritur të gjejë ndonjë zgjidhje ligjore për këtë medium, e cila do të ishte afatgjatë dhe e qëndrueshme.

Po i quajmë militant të partive të vejtra politike, sepse vet struktura e këtij mediumi është e përbërë si vijon:
• Ramiz Mehmeti – anëtar i PVD dhe i emëruar si u.d. drejtorit nga ana e PVD-së
• Shenur Jahiu – anetar i kryesisë PVD dhe ish këshilltar i Kuvendit nga ana e PVD
• Hazir Limani – anëtar i kryesisë së nëndegës së PVD në Miratoc, 
• Fadil Jusufi – militant dhe pjesë e kryesisë së nëndegës së PVD-së në Preshevë,
• Zejnulla Dauti – sekretar i përgjithshëm i PDSH-së
• Agim Kadriu – anëtar i kryesisë së BDL,
• Aferdita Ismaili – anëtare e Keshillit Qendror të PDSH,
• Kastriot Sinani – bashkëshort i Ardita Sinanit – kryetares së nëndegës së PVD-së në Preshevë,
• Gazmend Idrizi – anëtar i kryesisë nëndegës 5 të PVD-së,
• Ardita Saqipi – anetare i kryesisë së PVD-së dhe ish anëtare e Këshillit Komunal,
• Riza Shabani – anetar i kryesisë se nendeges së 9 të PDSH-së.

Në bazë të kësaj radhitjeje, fare lehtë mund të konkludohet lidhur me profesionalizmin dhe pavarësinë mediale të Redaksisë së RTV Presheva, që për shkak të Status quo-së që kanë, për shkak të Ligjit mbi mediat publike dhe mos aftësinë për të gjetur zgjidhje të përhershme përmes privatizimit apo formave tjera ligjore, kanë gjetur mënyrën për të hedhur akuza në drejtim të pushtetit lokal.

Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se pushteti lokal nuk ka qëllim mbylljen e RTV “Presheva”. Dështimi i privatizimit si dhe problematika me statusin juridik të RTV Presheva janë rezultat i i dështimeve absolute të subjekteve politike të cilët i përfaqësoni denjësisht në këtë medium lokal.

RTV “Presheva” asnjëherë nuk është diskriminuar lidhur me dhënien e informacioneve, përkatësisht me transparencën e veprimtarisë së Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Preshevës. Përkundrazi, lidhur me përcjelljen mediale të veprimtarisë së Kryetarit të Komunës është hapur dhe një grup i veçantë në Viber, ku pjesmarrës janë perfaqësuesit e mediave kryesore lokale, si: RTV “Presheva”, RTV Aldi, presheva .com, përfaqësuesi i Titulli .com dhe përfaqësuesi i B92.
Në këtë grup, çdo lloj aktiviteti si dhe çdo lloj deklarate e Kryetarit të Komunës janë postuar me qëllim të transparencës së plotë të këtij organi dhe mundësisë për përcjellje mediale nga të gjitha mediat e lartë cekura.

Sa për njohuri për opinionin publik, edhe pse paraprakisht janë njoftuar të gjitha mediat brenda grupit “Media me Kryetarin e Komunës”, për dy raste të aktiviteteve të Kryetarit të Komunës, edhe atë:
1. Me rastin e pranim-dorëzimit të Donacionit të makinës së zjarrëfikësve dhe 
2. Rasti i vizitës së Ambasadorit të Republikës së Kosovës, që të dy kronikat nga ana e RTV Presheva nuk janë emetuar në Lajmet qendrore të orës 18.45.

Pervec kesaj gjithashtu shume here eshte manipuluar me Lajmet e ndryshme nga RTV Presheva, si ne rastin e fundit me Fatmir Spahiun, ku është shtremberuar deklarata e tij nga Redaksia e RTV Presheva. Gjithashtu të evidentuar janë rastet kur opinionet e funksionarëve të lartë të subjekteve politike të kamufluar si “analist i pavarur” shantazhojn dhe përçajn skajshmërisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. RTV Presheva sipas direktivave të shefave të tyre është propaguese e një politike diskriminuese antishqiptare, për të tërhequr vëmendjen larg dështimeve të lidershipit të stërvjetuar e organizuar në sindikata korruptive dhe nepotiste. RTV Presheva ishte distributore e propagandave parreshtur partiake që kishin qëllim dëmtimin e subjektit tonë APN, fatëkeqsisht me të njejtat propaganda të cilët ishin shërbyer ish-regjimet famëkeqe kunder shqiptarëve të Luginës së Preshevës. RTV Presheva mbanë përgjegjësi morale!

Si përfundim mund të konkludojmë qe reagimi i RTV Presheva është bërë nën shtypjen e skajshme nga udheheqesia e PVD dhe PDSH qe eshte duke ju bere tash e nje kohe te gjate, ku keto parti te vjetra mundohen nepermjet Mediumit te dezinformojnë Qytetaret tonë, siç është edhe rasti me Planin Akcional. 
Qytetarëve tanë iu premtojmë që Alternativa për Ndryshim kurrë nuk do ti lërë në terrë informativ siç propagandojnë këta grabitës të parasë publike.

Mos bini preh e iluzonit të tyre, sepse ata kanë vërtetuar në tri dekadat e fundit se kanë një objektivitet destruktiv ndaj Komunës së Preshevës!

Tentativet janë të kota dhe ALTERNATIVA i dënon ashpër, kurse Qytetari do të denojë këtë mentalitet demprures me 24.12.2017.

 

RTV "Presheva dhe reagimi: RTV "Presheva" reagim ndaj organit të përkohshëm: Tendencë e mbylljes së mediumit?

 

 
Një pjesë e fshatit Breznicë të Bujanocit e sigurt nga minat
Konfirmohet për Titulli: Meta vjen për vizitë private në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration